Divjaka proteston/ Banorët kundër bashkimit me Lushnjën, djegin teserat e PS: Mos na prekni identitetin!
Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë sot në ditën e nëntë, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen çdo mbrëmje në shesh kundër projektit të reformës së re territoriale. Kërkesa kryesore e protestuesve është që Bashkia e Divjakës të mos shkrihet dhe të mos i bashkohet Lushnjës, siç parashikohet në projektin e reformës. Banorët argumentojnë se Divjaka i plotëson parametrat historikë, gjeografikë dhe ekonomikë për të vijuar të funksionojë si bashki më vete. Sipas tyre, shkrirja e institucionit do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve, pasi qytetarëve do t’u duhej të udhëtonin më larg për të zgjidhur çështjet administrative. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre lidhet me ruajtjen e identitetit të Divjakës si qytet, të cilin protestuesit thonë se do ta humbnin në rast...
Burimi:
sot.com.al