“Algoritmet po ushqejnë frikën, urrejtjen dhe zemërimin”
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video të historianit dhe filozofit Yuval Noah Harari, në të cilën ai flet për ndikimin e algoritmeve të mediave sociale në sjelljen e njerëzve dhe mënyrën se si platformat online nxisin angazhimin e përdoruesve. Rama e ka shoqëruar videon me një mesazh të shkurtër: “SHKURT E QARTË PËR ALGORITMIN nga Yuval Noah Harari, një nga mendjet më largapamëse të botës së sotme”. Në videon e shpërndarë nga kryeministri, Harari argumenton se algoritmet e platformave si Facebook, X dhe TikTok janë ndërtuar kryesisht për të rritur angazhimin e përdoruesve dhe jo domosdoshmërisht për të krijuar besim apo për të promovuar të vërtetën. Sipas tij, eksperimentet e vazhdueshme të algoritmeve kanë treguar se mënyra më e lehtë për të...
Burimi:
ntv.al