Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, 26 vatra zjarri në 24 orët e fundit
26 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë, ndërsa 4 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera mbahen nën mbikëqyrje. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për përballimin e situatës janë angazhuar 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura. Situata më problematike paraqitet në Malin e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim i flakëve. Operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë të FA-së. Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe bashkisë, si dhe 30 efektivë të FA-së....
Burimi:
ntv.al