Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit dhe i vjedh paratë
Një person ka hyrë në automjetin e këngëtarit të muzikës popullore, Bledar Hoxhaj gjatë ceremonisë mortore të një familjari të tij dhe ka marrë paratë që ndodheshin në portofol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në Fier, ndërsa sipas Hoxhajt, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në një postim në Facebook, këngëtari thotë se personi ka hyrë në makinën e tij, një Audi Q5 ngjyrë gri e errët, ndërsa portofolin e ka lënë në automjet pasi ka marrë vetëm paratë. Sipas tij, autori i dyshuar është larguar më pas me një makinë Opel, ngjyrë gri e hapur. Hoxhaj ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet t’u dorëzohen autoriteteve përkatëse. Reagimi i plotë: APEL PËR NDIHMË! Gjatë ceremonisë mortore të vëllait...
Burimi:
ntv.al