Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Provinca kanadeze Columbia British ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi një zjarr i fuqishëm , me përhapje të shpejtë shkatërroi banesa, bllokoi banorë dhe detyroi më shumë se 20 mijë persona të largoheshin nga shtëpitë e tyrë. Kryeministri i provincës David Eby mori vendimin, teksa nga mbi 100 vatra zjarri që po digjeshin gati gjysma e tyre ishin jashtë kontrollit, për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe thatësirës së zgjatur. I gjithë qyteti i Summerland, me rreth 12 mijë banorë, u urdhërua të evakuohej gjatë natës, së bashku me rreth 8 mijë persona në zonën e Peachland. Autoritetet thanë se disa banorë mbetën të bllokuar dhe u desh të shpëtoheshin me helikopterë, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijuan kontrollet për persona të...