Aulon Kalaja, pranë banorëve të Krujës pas natës së tmerrit: Shtëpitë u shpëtuan nga flakët
Pas një nate të vështirë për shkak të zjarreve, banorët e zonave të rrezikuara në Krujë janë rikthyer mëngjesin e sotëm pranë banesave të tyre. Kreu i PD-së së Krujës, Aulon Kalaja, ka qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe pasojat e zjarrit. Kalaja ka ndjekur nga afër situatën në një prej banesave që ishte kërcënuar drejtpërdrejt nga flakët. Banorët treguan se, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, banesa u shpëtua nga përfshirja prej zjarrit. Duke parë nga afër banesën e rrezikuar, Kalaja tha se zjarrfikësit kishin hyrë brenda saj për të frenuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit. Banorët shprehën lehtësimin dhe gëzimin që banesat e tyre u shpëtuan. Reagimi i Aulon Kalasë: Aulon Kalaja: Në këtë moment, banorët kthehen...
Burimi:
syri.net