Hong Kongu regjistron ditën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve më 1884
Hong Kongu të dielën regjistroi ditën e tij më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1884, raportuan mediat shtetërore. Temperatura arriti në 36.9 gradë Celsius (98.4F) deri në orën 15:30 sipas orës lokale (07:30 GMT), raportoi Xinhua News me seli në Pekin, duke cituar Observatorin e Hong Kongut. Observatori ia atribuoi nxehtësinë ekstreme uljes së ajrit në periferi të tajfunit Dolphin. Moti i nxehtë pritet të vazhdojë për dy ditët e ardhshme, me temperatura që potencialisht do të kalojnë 37 gradë Celsius (98.6 gradë Fahrenheit) në disa zona. Tajfuni Dolphin mbërriti në tokë në provincën lindore Zhejiang të Kinës të dielën pasdite./ AA.
Burimi:
syri.net