Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën, ndërron jetë 4-vjeçarja

Tragjike në Ksamil/ Babai përplas aksidentalisht me makinë vajzën, ndërron jetë 4-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Ksamil. Sipas raportimeve, një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht me automjet nga babai i saj. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një parkim privat, për shkak të një manovre të gabuar me automjet. Ende nuk dihen detaje të mëtejshme, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.