Zelensky: Rusia ka zgjedhur përsëri luftën, Putini nuk ka ndërmend ta përfundojë atë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia ka zgjedhur përsëri luftën dhe se presidenti i saj Vladimir Putin nuk ka ndërmend ta përfundojë atë. "Të gjithë e dëgjuan përgjigjen e Putinit ndaj ftesës sime për t'u takuar. Ishte një përgjigje e dobët. Ai thjesht nuk dëshiron t'i japë fund luftës. Mendoj se shumë njerëz në mbarë botën u zhgënjyen me atë përgjigje", tha Zelensky. "Putini nuk dëshiron të ndryshojë asgjë. Ai nuk dëshiron të pranojë se të vetmit që e pëlqejnë luftën e tij janë ai dhe njerëzit që fitojnë para prej saj - të gjithë buzëqeshnin gjerësisht sot. Kjo do të thotë se duhet të ketë më pak para për Rusinë dhe më shumë presion mbi Rusinë", shtoi ai. Zelensky deklaroi se po...
Burimi:
syri.net