Sulm me armë në xhami në San Diego, dy adoleshentët vrasin 3 persona, më pas kryejnë vetëvrasje
Dy adoleshentë të armatosur hapën zjarr në një xhami në San Diego të SHBA-së të hënën, duke vrarë tre persona, përpara se më pas të vrisnin veten, thanë autoritetet amerikane. Sulmi ndodhi në Islamic Center of San Diego dhe po hetohet si një krim i mundshëm urrejtjeje. Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, deklaroi se autoritetet po përpiqen ende të zbulojnë motivin e sulmit, ndërsa më shumë detaje pritet të dalin në ditët në vijim. Sipas policisë, rreth orës 09:42 të mëngjesit, autoritetet morën një telefonatë nga një grua që raportoi zhdukjen e djalit të saj adoleshent. Ajo u shpreh e shqetësuar se djali mund të ishte vetëvrë dhe njoftoi policinë se disa armë dhe automjeti i saj mungonin. “Informacioni që ajo po...
Burimi:
vizionplus.tv