Studentët paralajmërojnë protestë për Gjuhën Shqipe – Mickoski: Çështja do të zgjidhet!

Studentët paralajmërojnë protestë për Gjuhën Shqipe – Mickoski: Çështja do të zgjidhet!

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestën e dytë më 18 maj, lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pas revoltës për mosreagim të institucioneve. Protesta do të fillojë në ora 16:30 tek Ura e Gurit në Shkup.  Ndërkohë kryeministri Hristijan Micksoki thekson që çështja së shpejti do të zgjidhet, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.  “Ajo është çështje në të cilën ne si Qeveri punojmë dhe jam i bindur se shumë shpejt do të dalim me propozim-zgjidhje dhe jam i bindur se ajo propozim-zgjidhje do të jetë në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare. Kështu që i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi të jenë të durueshëm pasi ka gjithashtu...