Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut: BE po mashtron vendet e Ballkanit Perëndimor
Një deklaratë e fortë vjen nga Shkupi kundër politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikollovski, pretendon se Bashkimi Europian nuk është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj dhe se qytetarëve të Ballkanit Perëndimor po u shitet një perspektivë që nuk përputhet me realitetin. Në një intervistë për Gazetën Koha, Nikollovski tha se zgjerimi i BE-së është ndalur praktikisht që nga viti 2013, kur Kroacia u bë anëtare e bllokut europian. Aleksandar Nikollovski: “Njerëzit po gënjehen në mënyrë të pandershme. Zgjerimi u ndal në vitin 2013 me Kroacinë. Nëse do të ishte ndryshe, trembëdhjetë vjet do të kishin mjaftuar që kjo të provohej.” Sipas tij, problemi kryesor nuk qëndron te vendet aspirante, por te mungesa...
Burimi:
sot.com.al