Shtëpia e Bardhë, nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi
Përmes një dekreti, Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi. Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Johnson është gjeneral brigade në pension në Korpusin e Marinsave të SHBA-së. Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas. Gjatë administratës së presidentit George H. W. Bush, Young ka punuar në Departamentin amerikan të Shtetit si ambasador për çështje të tregtisë dhe mjedisit, si dhe si zëvendësnënsekretar për çështje ekonomike dhe bujqësore dhe zëvendëskëshilltar ligjor. Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga...
Burimi:
sot.com.al