Pas debateve për mosparaqitje në punë, Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Pas debateve për mosparaqitje në punë, Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Arben Fetai ka dhënë dje dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Qeverisjen e Mirë, duke i dhënë fund një periudhe të shoqëruar me polemika për mungesën e tij në aktivitetet qeveritare. Në një postim në Facebook, Fetai bëri të ditur se ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e cilësuar vendimin si të mirëmenduar dhe të marrë me bindjen se “në rrethanat aktuale kjo është gjëja më e drejtë dhe më dinjitoze”. “Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reforma që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Fetai, ndërsa pranon se jo gjithçka është arritur sipas pritshmërive. Dorëheqja vjen vetëm pak javë pasi emri i tij...