Mbi 30 persona të lënduar nga stuhia në Shkup
Mbi 30 persona pësuan lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna dje nga stuhia në Shkup dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrat spitalore në kryeqytet. Në Klinikën Universitare ‘Shën Naumi i Ohrit’ janë paraqitur 11 persona prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar. ‘Në spitalin tonë nga fillimi i motit të ligë janë paraqitur 22 pacientë, dy janë pranuar në trajtim spitalor, të tjerët janë trajtuar në formë poliklinike me lëndime më të lehtë. Prej atyre dyve, njëri pacient është operuar me thyere në pjesën e shuplakës, tjetri pacient i lënduar është turist që u lëndua nga rënia e një peme, që është me lëndime në pjesën e legenit, por...
Burimi:
syri.net