Lumenjtë e tharë të Evropës nxjerrin në pah histori të fshehura: Një anije e shekullit XX shfaqet në Serbi
SREMSKA MITROVICA, Serbi (AP) — Mbetjet e një rimorkiatori me avull, që daton nga fillimi i viteve 1900, janë relikja më e fundit që ka dalë në sipërfaqe nga ujërat në tkurrje në Serbi, ndërsa lumenjtë e Evropës po thahen. Kontinenti është përfshirë nga një valë e zgjatur nxehtësie ekstreme dhe thatësire, duke zbuluar objekte të fshehura prej kohësh në shtratin e lumenjve. Kjo anije e ndryshkur, dikur e njohur si “Slovenian”, u shfaq në fillim të këtij muaji nga lumi Sava pranë qytetit serb të Sremska Mitrovicës, 70 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Beograd. Ndërsa pjesë të saj janë shfaqur mbi sipërfaqe edhe më parë, banorët vendas thonë se mbetjet nuk kanë qenë kurrë kaq të ekspozuara. Historiani Andrija Popoviq, drejtor i muzeut të...
Burimi:
kohajone.com