Natë terrori në Kiev! Goditen me raketa apartamente, shkolla dhe spitale. Të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 33 të tjerë janë plagosur pas një vale sulmesh me raketa ruse gjatë natës në Kiev dhe rajonin përreth. Sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa zona të kryeqytetit ukrainas, pasi u goditën blloqe apartamente, depo, spital fëmijësh dhe një shkollë. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (DSNS) e cilësoi sulmin si masiv. Sakaq, ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet nën rrënoja, ndërsa autoritetet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga ndërtesat e dëmtuara. Ndërkohë, Rumania raportoi se një dron hyri në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Ukrainën, duke aktivizuar alarmet ajrore. Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se droni hyri rreth 13 kilometra në lindje të qytetit të Galațit dhe më pas u rrëzua në një zonë...
Burimi:
javanews.al