I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi “mësyn” pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prishtinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në një vizitë të paparalajmëruar. Mes temave të diskutuara ishte edhe çështja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë, të cilët po kërkojnë rikthimin në punë. Në një njoftim për media, zyra e Kurtit tha se ai u pyet nga Sorensen për kthimin e dhjetëra gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në punë, të cilët kishin dhënë dorëheqje më 2022. BE-ja ka kërkuar që çështja e ri-integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr serbë të zgjidhet në kuadër të dialogut mes dy vendeve fqinje. Në takimin me zyrtarin e lartë të BE-së, Kurti e përsëriti se është i hapur për përfshirjen e...
Burimi:
sot.com.al