Alarmi i Serwer: Vuçiç po pret mundësinë për të marrë veriun e Kosovës! Shqipëria të vendosë më shumë trupa
Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, paralajmëroi se prania ushtarake amerikane në Kosovë mund të reduktohet në të ardhmen, duke theksuar se vendi duhet të përgatitet për një skenar të tillë. Në një intervistë në një studio televizive ai sugjeroi se Shqipëria si vend i NATO-s mund të luajë një rol më të madh në garantimin e sigurisë së Kosovës. “Do doja të shikoja më shumë trupa amerikane në Kosovë dhe të qëndronin, por s’do habitesha edhe nëse do të kishte ndonjë tërheqje. Duhet të mësoheni të jetoni me këtë fakt. Ndoshta mund ta dini që Shqipëria duke qenë anëtar i NATO-s, mund të vërë më shumë trupa në Kosovë dhe të ruajë fqinjin e vet. E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në...
Burimi:
sot.com.al