Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Projektligji italian për njohjen e fytyrës me IA, Brukseli: Ndalohet në hapësirat publike!

Brukseli dhe Roma kanë shkëmbyer qëndrime lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale për njohjen e fytyrës. Projektligji italian parashikon që të dhënat biometrike të personave që kalojnë para kamerave të sigurisë në zona të konsideruara të ndjeshme mund të ruhen për një periudhë deri në shtatë ditë. Nisma është kundërshtuar ashpër nga opozita. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, deklaroi se përdorimi i njohjes së fytyrës në hapësirat publike të aksesueshme është i ndaluar nga Akti Evropian për Inteligjencën Artificiale (AI Act). “Njohja e fytyrës në hapësirat publike të aksesueshme është një praktikë e ndaluar nga AI Act. Kjo dispozitë është në fuqi që prej vitit të kaluar dhe do të zbatohet plotësisht brenda këtij viti”, tha Regnier. Ai shtoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron...