Presidenti Trump njofton se marrëveshja me Iranin është arritur: Ndizni motorrët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje me Republikën Islamike të Iranit është përfunduar, duke njoftuar njëkohësisht autorizimin për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e menjëhershme të asaj që ai e përshkroi si bllokadë detare amerikane. Në një deklaratë publike, Trump u shpreh: "Anije të botës, ndizni motorët tuaj. Lëreni naftën të rrjedhë!", duke lënë të kuptohet se lundrimi dhe tregtia e naftës në rajon do të rikthehen pa kufizime. Deri në këto momente, nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane ose nga institucionet amerikane për detajet e marrëveshjes. Mbetet e paqartë se cilat janë kushtet e saj dhe si do të ndikojë ajo në situatën gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Zhvillimet e mëtejshme pritet të sqarojnë natyrën dhe...
Burimi:
syri.net