Bukuria italiane që la gjurmë në Festivalin e Filmit në Venecia
Përgjatë nëntë dekadave, Festivali i Filmit në Venecia nuk ka qenë vetëm një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kinemasë botërore, por edhe një nga skenat më të fuqishme të elegancës italiane. Në një retrospektivë të publikuar nga Vogue, rikthehen 19 nga momentet kur yjet italiane kanë dominuar tapetin e kuq të festivalit, duke e kthyer Lidon e Venecias në një pasarelë të stilit, sensualitetit dhe glamour-it. Nga Sophia Loren te Monica Bellucci, këto figura janë shfaqur ndër vite me fustane spektakolare, grim të theksuar, flokë të kuruar deri në detaje dhe bizhuteri që plotësonin pamjen e tyre ikonike. Në mesin e emrave që kanë lënë gjurmë në historinë e festivalit janë edhe Claudia Cardinale, një prej figurave të paharrueshme të filmave të Federico Fellinit,...
Burimi:
kultplus.com