“Ilegalja” rikthehet në Muzeun e Burgut të Prishtinës përmes arkivave dhe kujtesës

“Ilegalja” rikthehet në Muzeun e Burgut të Prishtinës përmes arkivave dhe kujtesës

Në një hapësirë që vetë mbart gjurmët e burgosjes dhe represionit, historia e rezistencës shqiptare në Kosovë do të rikthehet përmes dokumenteve, dëshmive dhe kujtesës. Në Muzeun e Burgut të Prishtinës do të mbahet ligjërata “Arkiva në pezullim: Kohështrirjet e Lëvizjes së Rezistencës në Kosovë”, me antropologen, historianen dhe shkrimtaren Eli Krasniqi. Aktiviteti zhvillohet në kuadër të programit “PRISON x RESISTANCE” dhe do t’i kushtohet historisë dhe arkivit të fragmentuar të Lëvizjes Shqiptare të Rezistencës në Kosovë, të njohur gjerësisht si “Ilegalja”. Në qendër të masterclass-it do të jenë materialet përmes të cilave kjo histori është ruajtur dhe përcjellë ndër vite. Krasniqi do të shqyrtojë ditarë, shkrime burgu, botime ilegale, procesverbale gjyqësore, këngë dhe dëshmi të mëvonshme, duke i parë ato si pjesë të një...