NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

NATO shqyrton mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit për mbrojtjen e anijeve tregtare

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) po shqyrton mundësinë e një misioni ushtarak në Ngushticën e Hormuzit, me qëllim mbrojtjen e anijeve tregtare, në një kohë kur bllokimi i zgjatur i kësaj rruge strategjike po rrit tensionet globale dhe po ndikon në çmimet e energjisë. Sipas raportimeve të Bloomberg, ideja e një ndërhyrjeje të NATO-s po fiton mbështetje nga disa vende anëtare, por ende nuk ka konsensus të plotë brenda aleancës. Diplomati i një vendi anëtar të NATO-s konfirmoi se disa shtete janë në favor të një misioni për të garantuar lundrimin e sigurt, ndërsa të tjera mbeten të kujdesshme për shkak të rrezikut të përfshirjes më të thellë në konfliktin SHBA–Izrael me Iranin. Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Alexus Grynkewich,...