Lufta po bëhet makth për Washingtonin/ Paralajmërimi tronditës i gjeneralit të Trump
Kryetari i Shefave të Shtabeve të Bashkuara, gjenerali Dan Caine, po kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, pasi vlerëson se hapësira për përshkallëzim ushtarak është gjithnjë e më e kufizuar dhe mund të prodhojë pasoja të kundërta me objektivat e Washingtonit. Sipas burimeve të cituara në raportime, Caine ka diskutuar shqetësimet e tij me drejtues të lartë të administratës Trump, përfshirë drejtorin e CIA-s John Ratcliffe, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe nënpresidentin JD Vance. Në qendër të diskutimeve janë kufizimet e sulmeve ajrore dhe rreziku i një përshkallëzimi të ri. Presidenti Donald Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave tokësore në Iran dhe ka sinjalizuar se bombardimet mund ta detyrojnë Teheranin të pranojë një marrëveshje. Megjithatë, zyrtarë amerikanë vlerësojnë privatisht se...
Burimi:
ntv.al