Kush është Karyna Shuliak, dentistja bjelloruse që pritet të marrë nga pasuria e Jeffrey Epstein

Kush është Karyna Shuliak, dentistja bjelloruse që pritet të marrë nga pasuria e Jeffrey Epstein

Një pjesë e konsiderueshme e pasurisë së financierit amerikan Jeffrey Epstein, i cili humbi jetën në qeli më 2019, mund t’i shkojë Karyna Shuliak, një stomatologe 37-vjeçare me origjinë nga Bjellorusia. Sipas një investigimi të The New York Times, ajo do të përfitonte deri në 100 milionë dollarë, përfshirë këtu edhe një gur të çmuar prej 33 karatësh. Lidhja mes Shuliak dhe Epstein dyshohet se zgjati rreth tetë vjet. Përmendja e kësaj marrëdhënieje shfaqet edhe në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Gazetat raportojnë se Shuliak ishte personi i fundit që bisedoi në telefon me Epstein përpara vdekjes së tij në burg. Shtypi amerikan tregon se ata u takuan në Nju Jork, kur ajo sapo kishte mbushur 21 vjeç dhe kishte vetëm...