Tragjike në Maqedoninë e Veriut, gjenden të vdekur tre shqiptarët e zhdukur që prej së shtunës

Tragjike në Maqedoninë e Veriut, gjenden të vdekur tre shqiptarët e zhdukur që prej së shtunës

Tre personat, shqiptarë të Kosovës, që rezultonin të zhdukur që prej së shtunës, janë gjetur të vdekur. Viktimat ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës, e më pas familjarët kishin humbur të gjitha kontaktet. Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u gjet i fundosur në lumin Lepenc, në Maqedoninë e Veriut. Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet maqedonase nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan edhe për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyre. Gjatë kërkimeve, automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane, u...