Protesta e studentëve në Serbi, analisti: Vuçiç do ta dorëzojë postin e presidentit

Protesta e studentëve në Serbi, analisti: Vuçiç do ta dorëzojë postin e presidentit

Analisti serb Dushan Janjiç komentoi zhvillimet e fundit dhe ndikimin e protestave në skenën politike serbe dhe theksoi se nuk përjashtohet mundësia që protestuesit të kërkojnë largimin e presidentit Aleksandar Vuçiç. Sipas Janjiç, presioni ndaj Vuçiç po rritet vazhdimisht, dhe se komuniteti ndërkombëtar ka nisur të mbajë një qëndrim më të qartë ndaj qeverisjes së tij. “Komuniteti ndërkombëtar tani ka filluar të marrë pozicion të qartë se Vuçiç nuk e përfaqëson shtetin serb, nuk është garant i të drejtave të njeriut, por në fund të fundit është ai që e ka pushtetin në dorë. Presidenti Vuçiç mund të mos përpiqet më të arrestojë njerëz, por do të përpiqet të ushtrojë presion për të dekurajuar protestuesit. Nen presionin e protestave, Vucic mund të vendosë që në...