Aksion i Policisë në Tiranë dhe Fushë-Krujë, 2 të arrestuar, sekuestrohen kokainë dhe një automjet luksoz

Aksion i Policisë në Tiranë dhe Fushë-Krujë, 2 të arrestuar, sekuestrohen kokainë dhe një automjet luksoz

Një operacion i befasishëm i Policisë së Shtetit është zhvilluar në disa zona të Tiranës, si edhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, ku janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një armë e ftohtë dhe një automjet luksoz. Aksioni u organizua nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë publike dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Sipas Policisë, kontrollet u përqendruan në evidentimin e personave që mbajnë armë pa leje, posedojnë lëndë narkotike, janë në kërkim, si dhe në verifikimin e automjeteve luksoze, mjeteve me xhama të errësuar jashtë normave të lejuara dhe automjeteve të modifikuara që shkaktojnë ndotje akustike. Gjatë operacionit u...