Dita e 84-t e protestës/ Aktivisti: Kërkojmë qeveri tranzitore 12-mujore
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në këtë qëndresë të pandërprerë prej 84 ditësh. Në fokus mbetet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore 12-mujore, jopartiake. Njëri prej protestuesve tha se , pas largimit të Ramës duhet të krijohet një qeveri tranzitore që të garantojë një proces zgjedhor të pandikuar dhe të pamundësojë, siç shprehen ata, kapjen e zgjedhjeve dhe të strukturave shtetërore. Në listën e kërkesave përfshihet edhe shfuqizimi i ndryshimeve elektorale të vitit 2008, si dhe i ligjit 21/24 për zonat e mbrojtura. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe të ashtuquajturës “Paketë e Maleve”. Në mesazhin e tyre, protestuesit kanë bërë thirrje që bindjet...
Burimi:
ntv.al