Reforma territoriale/ Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme

Reforma territoriale/ Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme

Të parët që preken nga ndarja administrative territoriale janë organet drejtuese të KQZ, të cilët do duhet të organizojnë zgjedhjet vendore të 2027-tës. Por, sa kohë i duhet Komisionerit Ilirjan Celibashi për përgatitjen e procesit në një terren të ri? “Do të ishte mirë që koha në dispozicion të jetë më shumë se 6 muaj, 7 muaj, 8 muaj, 9 muaj dhe nuk e di sa kohë praktikisht do të ngelet dhe nuk mund ta them sot se sa mund të afektojë në cilësinë e përgatitjeve, nga pikëpamja infrastrukturore, logjistike, organizative të zgjedhjeve të ardhshme”, u shpreh Celibashi Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Top Channel, jep disa afate se kur duhet të miratohet reforma territoriale. Të gjitha, me sa duket,...