Vrasja e turisit portugez/ Gazeta franceze: Familjarët kërkojnë riatdhesimin e trupit

Vrasja e turisit portugez/ Gazeta franceze: Familjarët kërkojnë riatdhesimin e trupit

Vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes nga Sokrat Vata është shoqëruar me shkrime të shumta nga mediat e huaja. Këtë herë për rastin e rëndë i cili tronditi jugun e vendit në 18 gusht, ka shkruar edhe gazeta franceze “Leparisien”, e cila shkruan se ai kishte mbërritur në jug të Shqipërisë më 16 gusht së bashku me tetë miq francezë. Fillimisht grupi kishte planifikuar të udhëtonte drejt Spanjës në kuadër të një programi social, por për shkak të vonesave administrative vendosën të kalonin disa ditë pushimesh në rivierën shqiptare. Media shpegon menyrën se si ndodhi konflikti referuar raportimeve nga mediat shqiptare, ndërsa thekson se trupi i 20-vjeçarit u gjet mbi një shezlong në plazhin e lokalit fqinj “Paradise”, ku dyshohet se ishte zhvendosur konflikti. Luis Miguel Varela...