Aksident në Pyllin e Sodës, lëndohet një person

Aksident në Pyllin e Sodës, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku është përfshirë një motor. Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe ka pësuar dëmtime trupore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia për t’i dhënë ndihmën e parë. I lënduari është marrë nga ambulanca për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.