Përplasje e trefishtë në autostradën “Ibrahim Rugova”, 7 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të pikës kufitare me Shqipërinë, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në vendngjarje nga ekipet e emergjencës dhe më pas janë transportuar në spital për trajtim të specializuar mjekësor. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e përplasjes. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Burimi:
ntv.al