Gjuha shqipe përtej kufijve, mësuesit e diasporës mblidhen në Brezovicë për forcim të bashkëpunimit

Gjuha shqipe përtej kufijve, mësuesit e diasporës mblidhen në Brezovicë për forcim të bashkëpunimit

Gjuha shqipe përtej kufijve vazhdon të jetojë falë përkushtimit të mësuesve që ua përcjellin brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar. Në Brezovicë u zhvillua edicioni i 19-të i Seminarit Mbarëkombëtar të Gjuhës Shqipe në Diasporë, ku mësues dhe përfaqësues institucionesh nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora diskutuan për sfidat dhe të ardhmen e arsimit shqip jashtë vendit. “Sfida kryesore është koha, është përpjekja private, personale që bën gjithsecili prej mësuesve. Janë mundësitë ekonomike të çdo mësuesi dhe mundësitë, do të thosha, mundësitë që na lë ambienti në të cilin ne funksionojmë. Një sfidë e madhe është edhe qasja e fëmijëve shqiptarë ndaj kurseve tona, sepse ne nuk jemi kurse të institucionalizuara. Jemi një organizatë e cila funksionon vullnetarisht”, tha mësuesja.“Sfidë kryesore janë nxënësit, mungesa,...