Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

Teksa në Kosovë po vazhdojnë gërmimet në kërkim të mbetjeve mortore të shqiptarëve të zhdukur me dhunë gjatë luftës, në Rashkë të Serbisë të shtunën u zbulua një monument kushtuar pjesëtarëve të Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave të vrarë gjatë luftës së vitit 1999. Brigada e 37-të është një nga njësitë ushtarake që përmendet në dokumentacionin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe në kërkesat institucionale të Kosovës për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur. Në ceremoninë e mbajtur në Rashkë morën pjesë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ish-komandanti i Brigadës së 37-të, Ljubisha Dikoviq, shkruan Kossev, transmeton KosovaPress. Ata e përshkruan brigadën si një njësi heroike, përkundër faktit që e njëjta prej...