Gjeneral majorit, Ozkan Ulutash: NATO nuk lejon vakum sigurie në Kosovë e Ballkan, ka rëndësi strategjike për Aleancën

Gjeneral majorit, Ozkan Ulutash: NATO nuk lejon vakum sigurie në Kosovë e Ballkan, ka rëndësi strategjike për Aleancën

NATO nuk do të lejojë krijimin e asnjë vakumi të sigurisë në Kosovë e Ballkan, pasi kjo pjesë e Evropës, sipas komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Ozkan Ulutash, është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën. Ai tha kështu në një intervistë për kp, kur u pyet nëse Kosova do të ishte e sigurt sot pa praninë e KFOR-it dhe cilat kushte duhet të plotësohen që misioni i kësaj force të mos jetë më i nevojshëm këtu. “Për 27 vjet, KFOR-i ka qenë një shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe një faktor kyç i stabilitetit rajonal. Fakti që tani po optimizojmë praninë tonë është një tregues pozitiv se mjedisi i sigurisë është, në përgjithësi, i qëndrueshëm. Megjithatë, NATO dhe KFOR-i mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë...