Reforma administrativo-territoriale, reagon Rama: Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim

Reforma administrativo-territoriale, reagon Rama: Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim

Rama shkruan në një postim në “X” se procesi ndodhet në fazën e konsultimit publik 60-ditor dhe se çdo palë ka të drejtë të shprehë qëndrimin e saj për ndryshimet e propozuara. Ai u ndal edhe te rastet e kundërshtimeve nga disa socialistë, duke e cilësuar si “akt të turpshëm” djegien e teserave të PS, ndërsa shtoi se disa deputetë të partisë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë” pa e kuptuar plotësisht çështjen. Postimi i plotë i Ramës: Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrësisht e keqe për “regjimin”. Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të...