Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, Boçi akuza Ramës: Diplomacia s’ndërtohet duke harruar
Diskutimet për hapjen e një konsullate të Serbisë në qytetin e Shkodrës ka nxitur reagime të forta politike. Përmes një analize të gjatë, zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka konsideruar këtë hap si një “pabesi dhe amnezi historike” të qeverisë shqiptare. Boçi shprehet se Shkodra mban mendjen dhe kujtesën kolektive të rrethimit serbo-malazez, ndërsa e krahason qasjen e kryeministrit Edi Rama ndaj këtij vendimi me figurën historike të Esat Pashë Toptanit. Sipas tij, diplomacia e vërtetë ndërtohet mbi të vërtetën dhe pranimin e përgjegjësive, e jo mbi harresën, veçanërisht kur Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë. Reagimi i plotë: “Shkodra nuk ka nevojë të mësojë historinë nga Tirana. Ajo e ka shkruar vetë. Dhe pikërisht...
Burimi:
sot.com.al