‘Reforma territoriale e PS-së vrau demokracinë vendore’, Malaj: U bë për llogari elektorale

‘Reforma territoriale e PS-së vrau demokracinë vendore’, Malaj: U bë për llogari elektorale

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, ka lëshuar kritika të forta ndaj reformës territoriale dhe mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, gjatë një interviste televizive. Sipas tij, reforma nuk forcoi pushtetin vendor, por dobësoi demokracinë lokale dhe u konceptua mbi baza elektorale. Malaj argumenton se përqendrimi i kompetencave në duart e pushtetit qendror ka zbehur autonominë e bashkive dhe ka cenuar parimin europian të subsidiaritetit. Ai akuzon qeverinë se ka injoruar rekomandimet e Bashkimit Europian për decentralizimin, investimet dhe transparencën, duke e cilësuar modelin aktual të qeverisjes si thellësisht të centralizuar. Intervista: Malaj: Ne si studiues theksojmë deficitin demokratik që nënkupton largimin e votës së drejtpërdrejtë për ata që do t’i drejtojnë dhe për vendimet e rëndësishme që merren për zhvillimin e komunitetit. Reduktimi...