Sulm me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Sulm me armë në një restorant në SHBA, tre të vrarë dhe shtatë të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në qytetin Twin Falls, në shtetin Idaho të Shteteve të Bashkuara. Sipas autoriteteve lokale, policia që mbërriti në vendngjarje gjeti trupin e personit të dyshuar si autor i sulmit në një zonë pranë restorantit. Ende nuk është konfirmuar nëse ai është pjesë e bilancit të viktimave. Disa prej të plagosurve mësohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa identitetet dhe moshat e viktimave nuk janë bërë ende publike, pasi autoritetet po vijojnë procedurat për njoftimin e familjarëve. Dëshmitarët kanë përshkruar momente paniku gjatë sulmit. Një 34-vjeçar ka treguar se pa një person të armatosur me një pushkë të...