Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Erërat e forta kanë përhapur zjarret në shumë zona të Greqisë, duke e përkeqësuar situatën, ndërkohë, zjarret në Francë dhe Spanjë duket se po izolohen, pasi flakët janë vënë nën kontroll. Qindra zjarrfikës, të ndihmuar nga avionë zjarrëfikës punuan për të mbrojtur Porto Germenon, një zonë turistike në Gjirin e Korintit, por erërat e forta përhapën me shpejtësi flakët në bregdetin në perëndim të Athinës. Sipas Associated Pres, zjarri shpërtheu të premten pranë fshatit fqinj Agios Vasileios. Rreth 300 persona u evakuuan nga deti dhe autoritetet lëshuan urdhra të mëtejshëm evakuimi për rajonet. Autoritetet greke lëshuan edhe alarme emergjence për disa zona dhe paralajmëruan për rrezik ekstrem nga zjarret në rajonet e Atikës dhe Evias. Zjarri në Porto Germeno u nda në tre fronte dhe...