Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin
Real Madrid ka publikuar një deklaratë zyrtare pas vendimit të FIFA-s për të hequr dorë nga propozimi për shitjen e pjesshme të të drejtave tregtare të kompeticioneve të saj, përfshirë Kupën e Botës për burra dhe gra. Klubi e vlerëson pozitivisht këtë vendim, duke e cilësuar si lajm të mirë për futbollin, institucionet e tij dhe mbi të gjitha për miliona tifozë. Në deklaratën e tij, Real Madrid shprehu mirënjohje ndaj UEFA-s, konfederatave dhe federatave, si dhe të gjitha institucioneve që e kundërshtuan me vendosmëri dhe përgjegjësi këtë projekt, duke theksuar se bashkimi dhe ndjenja e detyrës së tyre e mbrojtën futbollin në një moment vendimtar. Propozimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, synonte krijimin e një kompanie të quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE), e...
Burimi:
javanews.al