Të paktën 14 të vrarë, disa të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në veriperëndim të vendit

Të paktën 14 të vrarë, disa të plagosur pas një sulmi vetëvrasës në veriperëndim të vendit

Të paktën 14 persona, mes tyre pesë policë, u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën sot në një sulm vetëvrasës gjatë një tubimi publik në veriperëndim të Pakistanit, në mes të një vale të re dhune që ka përfshirë vendin. Shpërthimi ndodhi në zonën Kabal, në luginën Swat të provincës Khyber Pakhtunkhwa, përpara një stacioni policie, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të protestuar kundër rritjes së aktivitetit militant në rajon. Zëdhënësi i shërbimit provincial të emergjencës, Bilal Faizai, tha se mes viktimave ndodhen pesë efektivë policie, ndërsa të paktën 18 persona kanë mbetur të plagosur. Pamjet dhe videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se një folës po mbante fjalimin e tij kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm, duke shkaktuar panik mes pjesëmarrësve. Sipas...