Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Pamje nga brenda kështjellës 2.6 MLN euro të Ermal Beqirit në Francë, rezidenca që SPAK kërkon t’ia sekuestrojë (Fotot)

Këto janë fotot nga brenda dhe jashtë Château d’Auteuil, kështjellës në Francë që SPAK e ka identifikuar si një nga pasuritë e biznesmenit Ermal Beqiri dhe për të cilën ka kërkuar sekuestron në kuadër të hetimeve ndaj tij në çështjen AKSHI. Në fotogaleri shfaqen ambientet e rezidencës prej 1200 metrash katrorë, e vendosur në komunën Berneuil-en-Bray, në Oise, rreth një orë larg Parisit. Pamjet tregojnë suitat luksoze, dhomat e gjumit me shtretër dopio, banjat spacioze me vaskë, sallat e pritjes me qilim, oxhak zjarri e shandanë, korridoret, mobilimin e stilit klasik, si edhe parkun dhe sipërfaqet e gjera të gjelbëruara që rrethojnë pronën luksoze. Château d’Auteuil daton që nga shekulli XVI dhe fasadat e çatitë e saj gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga...