Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Bashkëkryetari i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të tij për kundërshtimet brenda Partisë Socialiste dhe debatit mbi ndryshimin e hartës administrative. Boçi akuzon kreun e qeverisë se po përpiqet të paraqesë si ‘pluralizëm’ atë që sipas tij është një shenjë pakënaqësie dhe përplasjeje brenda mazhorancës. “Nuk e dija që, pas 13 vitesh qeverisje me komandë, befas ju na paskët zbuluar “pluralizmin” e mendimit ndryshe brenda PS.Deri dje, një fjalë ndryshe nga vija juaj zyrtaro-personale quhej sabotim. Sot, kur kryetarët socialistë kanë filluar të mbrojnë bashkitë e tyre, na thoni se kjo qenka demokraci. Jo, zoti Rama. Ajo është revoltë e kjo e jotja quhet panik. Dhe paniku zakonisht fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e...