Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i plagosur. I lënduari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Burimi:
gijotina.com