Begaj dekretoi huanë 302 mln $, Bardhi me akuza të forta Presidentit: Zgjodhi të jetë noter i mazhorancës socialiste
Dekretimi nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës. Përmes një deklaratë zyrtare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka konsideruar aktin e Kreut të Shtetit si një provë të qartë të shkatërrimit të mekanizmave kushtetues të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve nga ana e kryeministrit Edi Rama. Bardhi shprehet se Presidenti ka hequr dorë nga roli i tij si garant i Kushtetutës duke u kthyer në një “noter të akteve të mazhorancës socialiste”, ndërsa shton se kjo rrugë e ndjekur përbën një kërcënim serioz për demokracinë në vend. Reagimi i plotë i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi: “Shpallja nga Presidenti...
Burimi:
sot.com.al