Radhë dhe pritje në pikën kufitare Kroaci – Mali i Zi, banorët hapin dyert e shtëpive për udhëtarët e bllokuar

Radhë dhe pritje në pikën kufitare Kroaci – Mali i Zi, banorët hapin dyert e shtëpive për udhëtarët e bllokuar

Një kolonë automjetesh mbi 20 kilometra është krijuar në jug të Kroacisë, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ndërsa banorët e zonës kanë nisur të ndihmojnë udhëtarët e bllokuar në trafik duke u shpërndarë ujë dhe duke i lejuar të përdorin tualetet në shtëpitë e tyre. Sipas mediave kroate, pamjet e filmuara në Çilipi tregojnë një radhë pothuajse të palëvizshme automjetesh që shtrihet drejt kufirit. Sipas mediave kroate, kolona është më e gjatë se 21 kilometra, ndërsa shumë persona kanë dalë nga makinat dhe presin në anë të rrugës. Mediat thonë se pritjet në kufi arrijnë deri në 10 orë, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, disa udhëtarë pretendojnë se kanë pritur edhe deri në 28 orë. Bllokimi është krijuar si pasojë e...