Protesta e 64/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Qytetarë të shumtë, të pajisur me pankarta dhe flamuj, janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nga ku kanë nisur marshimin në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke shënuar fillimin e protestës së 64 radhazi. Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Pritet që protesta të kulmojë përpara Kryeministrisë, ku janë parashikuar mbajtja e disa fjalimeve nga qytetarë të ndryshëm. Protestuesit kanë theksuar përgjatë këtyre 64 ditëve se kërkojnë largimin e qeverisë dhe adresimin e shqetësimeve që, sipas tyre, kanë nxitur organizimin e kësaj proteste.
Burimi:
syri.net